Aktualitet

Akuzoi ish-drejtorin e Policisë Shkodër se e emëroi krimi, Gazment Bardhi shpallet i pafajshëm!

Gjykata e Posaçme shpalli të pafajshëm Gazment Bardhin, pas akuzave që hodhi në drejtim të ish-kryepolicit së Shkodrës Edmond Sulaj se ishte emëruar nga krimi.  Avokatët e Bardhit kërkuan pafajësi me argumentin se është deputet dhe nuk e ka pasur personalisht me Sulën, ndërsa SPAK-u kërkoi shpalljen fajtor. GJKKO-ja vendosi pushimin e çështjes.

Në seancën parlamentare të 12 shtatorit 2024, Gazment Bardhi lexoi disa përgjime në SkyECC, duke pretenduar se Pëllumb Gjoka dhe Ardit Hasanbegaj, të arrestuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza” flisnin për emërimin e “Mondit”, i cili sipas tij, “u duhej një dimër aty”. Sipas Bardhit, flisnin për Edmond Sulajn, i emëruar 1 muaj më vonë në detyrë. Por, në fakt, biseda i përkiste vitit 2021, ndërsa Sulaj u emërua si kryepolic i Shkodrës në tetor 2023.

Kodi DGLXJM: Mua Mondi (Edmond Sulaj, kryepolici aktual i Shkodrës) më duhet një dimër aty vëlla. Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër. Eshtë përfaqësuesi i një prej bandave më të rrezikshme në vend, deklaroi kryetari i grupit demokrat, më 12 shtator 2024.

Lidhur me këto deklarata, mbrojtja ligjore e Edmond Sulës kërkoi dënim ndaj Gazment Bardhit, duke theksuar se “me shpifje ka njollosur karrierën 28-vjeçare të një efektivi policie, por i ka sjellë edhe pasoja familjare”.