Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka.
GJKKO shpalli një vendim të tillë pas uljes së dënimit përfundimtar me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar.
Sipas gjykatës, Gjoka është shpallur fajtor për sigurim kushtesh për të kryer tre vrasje, korrupsion dhe grup kriminal.
Si pjesë e dosjes ‘Metamorfoza’, Gjoka u arrestua në korrik 2023 nisur nga hetimet e SPAK nga zbërthimi i bisedave në SKY ECC.
Deri para arrestimit, Gjoka konsiderohej biznesmen i rëndësishëm dhe hynte tek investitorët strategjikë.