Aktualitet

Alarm në Cërrik, bagëtitë nuk vaksinohen

Jepet alarmi në Cërrik nga rastet me antraks tek bagëtitë. Sëmundja e njohur edhe si plasja, parandalohet me vaksinim. 1 herë në vit atje ku kafshët janë të shëndetshme dhe 3 herë në vit në fshatrat apo vendet, ku ka patur kafshë të sëmura. Por në Cërrik ka disa vjet që nuk kryhen vaksinime. Ndërkaq sëmundja është shfaqur në zonat e Peqinit ku 4 kafshë u groposën si pasojë e antraksit, ndonëse vaksinimi i fundit është bërë 7 muaj më parë.