Mjekët japin alarmin për vdekjet nga ndotja e ajrit. Në 2017-ën, në Shqipëri u prekën 630 persona nga kanceri i mushkërive, 50 më shumë se në 2016-ën. Emisioni “Fiks Fare” në Top Channel denoncoi institucionet, pa stacione për monitorimin e cilësisë së ajrit. Madje, ato që janë, nuk rezultojnë të akredituara e certifikuara, ndaj të dhënat e tyre nuk mund të përdoren. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një hartë ku Shqipëria gjendet te zona “portokalli”, që do të thotë, me shkallë të mesme të rrezikut nga ndotja e ajrit.