Aktualitet

Albert Dervishaj emërohet zv.drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Albert Dervishaj emërohet zv.drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit ndërsa deri tani mbante detyrën e kreut të Drejtorisë së Rendit Publik. Me propozim të kryepolicit Veliu e miratim të Ministrit të Brendshëm, Lleshaj, Dervishaj mori gradën Drejtues i Lartë dhe do të zëvendësojë Aida Hajnajn, e cila pak javë më parë u emërua në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Krahas Dervishajt, Idajet Faskaj u emërua Drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve e mori gradën Drejtues i Parë. Gjithashtu, Drejtuesi i Parë, Pëllumb Seferi u caktua në krye të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare e mori gradën Drejtues i Lartë.