Music Selected By

“Selected By” vjen sonte me muzikën e përzgjedhur nga DJ Vini!

Këtë të diel të gjithë ne kemi nevojë për energji dhe muzikë të mirë, sigurisht këtë na e garanton vetëm programi jonë më i preferuar muzikor, “Selected By” në Top Albania Radio. Do të jeni nën shoqërinë e Dj resident të TAR përreth dy orë, kështu që edhe nëse jeni vetëm, Top Albania Radio nuk ju lë të ndiheni të tillë.

Ngrini volumin radios dhe shijoni ritmet e mrekullueshme të muzikës që do të sjellë Dj Vini. Ju sugjerojmë të mos e humbisni dy orëshin e mrekullueshëm, ora 21:00 deri në 23:00 vetëm nën shoqërinë e “Selected By” me artin e krijuar nga Dj mjaft i kërkuar, Vini!

Tani keni mundësinë që ta dëgjoni dhe ta keni me vete kudo Top Albania Radio, si është e mundur do të thoni? Mjafton që në telefonin tuaj të shkarkoni aplikacionin “Top Albania Radio & Podcasts”. Mos harroni! Në orën 21:00.