Celebrities Film & Tv Gossip

I përlotur në dasmën e së bijës/ Nga shoqërimi i këngëtares në altar te portreti familjar, babai i Dua Lipës poston FOTOT nga festa e madhe

Babai i yllit shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë në rrjetet sociale një seri fotografish nga dasma e vajzës së tij me aktorin britanik Callum Turner, e cila u mbajt disa ditë më parë në Palermo të Italisë.

Ndër imazhet që kanë tërhequr më shumë vëmendje është ai ku Dukagjin Lipa e shoqëron Duan drejt altarit. Po aq prekëse është edhe fotografia ku ai shfaqet me lot në sy gjatë fjalimit në dasmë, duke reflektuar emocionet e forta të asaj dite të veçantë për të bijën.

Fotografitë përfshijnë edhe një portret familjar, si dhe një foto ku Dukagjin Lipa buzëqesh përkrah dhëndrit, Callum Turner, duke dëshmuar marrëdhënien e ngrohtë dhe respektin e ndërsjellë mes tyre.