Aktualitet

“Dëshmitari X” Albert Veliu jep dëshminë në Prokurori

I konsideruar si Dëshmitari X, Albert Veliu, i cili dëgjohet në audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, sot u mor në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Më herët gjatë ditës, 51-vjeçari ishte në Selinë Blu ku takoi Deputetin Ervin Salianji. Te Krimet e Rënda e shoqëruan avokatët Artan Murrizi dhe Ivi Kaso. Po sot, Albert Veliu dëshmoi në Prokurorinë e Tiranës. Për përgjimin ambjental të publikuar nga PD-ja, ka dy procedime penale, njëri në Prokurorinë e Tiranës pas kallëzimit të vetë Agron Xhafajt, si dhe tek Krimet e Rënda për Trafik Droge.