Fatmir Xhafaj u pyet sot për dëshminë me video të Albert Veliut, të cilën e cilësoi “të sajuar”. Ministri i Brendshëm dhe Ambasadorja Gjermane në vendin tonë, Susanne Schütz, vizituan sot zyrat e Task Forcës Speciale në Tiranë: “Dua t’ju them që këtu jemi në vendin e task-forcës, kurse atje jemi në vendin e sajesave dixhitale”. Diplomatja e Berlinit tha se do të vijojnë të mbështesin aktivisht Task Forcën: “Kemi arritur rezultatet e para me Task-Forcën dhe do ta mbështesim më tej. Lufta kundër krimit është diçka shumë e rëndësishme për integrimin në BE”, tha ajo. Ishte Ambasadorja Gjermane në Tiranë, Susanne Schutz.