I fejuari i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez në një intervistë të dhënë së fundmi ka rrëfyer se si i ruan vajzat e tij me një profil fallco në Instagram pasi ato nuk i pranojnë ftesën e profilit të tij të vërtetë.
Ish-sportisti tregoi se vajzat shpesheherë ndihen të turpëruara nga prania e babait të tyre në rrjetet sociale madje e kanë detyruar atë të nënshkruajë një kontratë ku ato do të duhet të aprovojnë çdo postim të tijin në rrjetet sociale.
Alex shtoi se Natasha, 14-vjeçe dhe Ella 11, i frikësohen bullizmit në shkollë dhe komenteve të njerëzve mbi postimet e babait të tyre.