Politikë

Alibeaj: Rama në 6 muaj shkatërroi provat që implikonin Tahirin në trafikun e drogës

Enkelejd Alibeaj akuzon Kryeministrin Rama se në 6 muaj ka shkatërruar provat që implikonin Saimir Tahirin në trafikun e drogës. Deputeti Demokrat e cilësoi dorëheqjen e Tahirit, “Teatër me regjizor Edi Ramën”, por nuk u mjaftua me kaq. Alibeaj nuk kurseu as akuzat për Fatmir Xhafajn.  “Ministri i Brendshëm me propagandë komuniste përbetohet se bandave të krimit iu ka hyrë tmerri, por mafiozët mbretërojnë dhe shfaqen me kostume politikanësh e kryebashkiakësh përkrah tij”, – tha deputeti demokrat.