Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot dhe paralelisht me punimet, qytetarët janë thirrur në protestë para godinës së Parlamentit.
Për shkak të tubimit, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën përreth godinës, ndërsa janë marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e protestës dhe të seancës plenare.
Në gatishmëri janë vendosur edhe autobotë me ujë, si pjesë e masave të policisë për menaxhimin e situatës në rast tensionimi.
Ndërkohë, deputetët do të zhvillojnë punimet e seancës plenare, ku në rendin e ditës janë parashikuar ndryshime në përbërjen e komisioneve parlamentare dhe çështje të tjera të procedurës parlamentare.
Burime bëjnë me dije se sot mund të kemi dy seanca. Pas njoftimit nga kryeparlamentari Niko Peleshi, komisionet parlamentare mblidhen për ta shqyrtuar dhe më pas Kuvendi, për ta miratuar.