Rajoni

Ambasadori rus: Mund të përfshihemi më thellë në zgjidhjen e problemit të Kosovës

Ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Çepurin, deklaroi se “Ekziston mundësia që Rusia të përfshihet më thellësisht në zgjidhjen e problemit të Kosovës”. Diplomati theksoi se “Kur bëhet fjalë për Kosovën, Serbia gjendet para presionit të serbëve tradicionalë”, por shtoi se “Moska ka qenë dhe do të jetë në anën e Beogradit”.