Aktualitet

Amfiteatri i Tiranës është gati

Shumë shpejt, Bashkia e Tiranës do të përurojë Amfiteatrin te Parku i Liqenit i cili është transformuar tërësisht . Muzikale, Balet, Simfoni, si dhe pjesë nga repertori botëror dhe shqiptar do të jenë ajo që do të shikojë publiku artdashës i kryeqytetit.  Rikonstruksioni i plotë i Amfiteatrit i ka dhënë Tiranës një skenë të re të hapur teatrore, edhe për organizime të ndryshme kulturore dhe artistike.