Sport

Anglia do të luajë në 2200 m lartësi ndaj Meksikës, do ta përballojë falë Viagrës?

Ditën e dielë, në Azteca do të luhet ndeshja mes Meksikës dhe Anglisë e vlefshme për 1/8 e finaleve të Botërorit.

Është një sfidë që do të luhet në kushte të veçanta, në lartësinë 2200, një situatë që mund të çojë futbollistët anglezë të përdorin Viagra, një medikament që nuk është në listën e substancave të ndaluara nga Agjencia Botërore Antidoping(WADA).

‘Studimet kanë treguar se duke reduktuar presionin e gjakut në mushkëri, ky medikament lufton lodhjen dhe marramendjen që shkaktohen nga lartësitë-shkruan tabloidi ‘The Sun’-por nuk ka elementë që mund të konfirmojnë se futbollistët anglezë po mendojnë vërtet të përdorin Viagra, një medikament i njohur kryesisht për trajtimin e mosfunksionimit erektik’.

Anglia ka vetëm 2 ditë kohë për t’u përshtatur me kushtet në Meksiko pasi u largua nga baza e saj në Kansas City.