Ish-banori i edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ka qenë mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Arena”. Ai është vënë përballë pyetjeve të Brikena Selmanit, e cila nuk ka lënë pa e ngacmuar në lidhje me Stelina Kurina dhe Ina Aderi.
Por jo vetëm kaq, Brikena e pyeti edhe përsa i përket fotogafive të bujshme të tij me ish-banoren e BBV 4, Loredana Brati. Keijsi u shpreh se ka qenë një ngatërresë në atë kohë dhe nuk ka patur asgjë më shumë. Ai shtoi se nuk ka kontakt me të, por kur rastin në ambiente të përbashkëta përshëndeten në mënyrë miqësore.
Pjesë nga intervista:
Në fakt kur ti ke qenë në “Për’puthën” ka bërë shumë bujë një foto e jotja me Loredana Bratin, si i keni raportet tani?
Ka qenë thjesht një ngatërresë në atë kohë
A ke akoma kontakt me të?
Jo nuk kam. Kur shikohemi këtu në Top Channel ose jashtë përshëndetemi, por nuk kemi raporte. Kemi një përshëndetje miqësore dhe kaq, siç ka qenë edhe më përpara.
Nuk ka asgjë më shumë?
Jo.
As nuk ka patur?
Nuk ka patur, nuk ka dhe as nuk do të ketë.