Aktualitet

Ankesa nga të sëmurët për listën e re të barnave

Që nga hyrja në fuqi e listës së re të barnave të rimbursueshme pacientë që vuajnë nga probleme kardiake e që janë trajtuar deri më tani me një medikament për hollimin e gjakut, nuk do ta marrin më. Ky ilaç vazhdon të jetë në listën e rimbursimit, por janë vendosur kufizime për përdorimin e tij. Një numër i konsiderueshëm pacientesh me probleme kardiologjike thonë se këtë medikament e kanë marrë me konsultë të kardiologut dhe e kanë të domosdoshëm.