Showbiz

Antishqiptari që fitoi çmimin Nobel: “Sonte do të pi raki dhe verë të bardhë me Serbët”

Ditën e djeshme shkrimtari i njohur austriak Peter Handke fitoi çmimin Nobel në letërsi.

Vendimi i Akademisë së Shkencave në Suedi çoi në irritimin e Shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë pasi shkrimtari shquhet për urrjejten e tij ndaj popullit tonë.

Shpeshherë ai është bërë qendra e vëmendjes për deklaratat e tij antishqiptare dhe përkrahjen e zjarrtë të Serbisë. “Populli Serb në Kosovë është popull tragjik, po ashtu humbës. Unë mbaj anën e humbësit” -tha ai kohë më parë që bëri popullin shqiptaro-kosovar ta urrente.

Edhe pasi mori çmimin “Nobel”, Handkle vijoi me deklaratat ofenduese. “Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi. E ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit, për atë dhe emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë të bardhë” ,-tha ai.