Gossip Showbiz

Antonio Brown i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje pas një përleshjeje me armë zjarri në Florida?

Ish-ylli i NFL-së, Antonio Brown, është shpallur zyrtarisht në kërkim nga autoritetet në Miami-Dade County, Florida, nën akuzën e tentativës për vrasje. Lajmi është konfirmuar nga TMZ, duke cituar burime nga forcat e rendit.

Sipas raportimeve, akuzat lidhen me një incident të ndodhur në muajin maj, gjatë një eventi të boksit të famshëm në të cilin ishte i pranishëm dhe Adin Ross.

Video të publikuara tregojnë momentet e tensionuara kur Brown u përfshi në një përleshje fizike me disa persona që, sipas tij, tentuan ta grabisnin dhe t’i merrnin bizhuteritë.

Në një tjetër pamje të siguruar nga TMZ, shihet Brown duke u larguar nga vendngjarja me atë që duket të jetë një armë në dorë, ndërsa dëgjohen qartë të shtëna armësh në ajër.

Një nga të përfshirët në konflikt, Zül-Qarnaįn, deklaroi për TMZ Sports se Antonio kishte qëlluar drejt tij, edhe pse rreth vendit të ngjarjes ndodheshin edhe fëmijë.

Sipas gazetarit të “Washington Post”, David Ovalle, një viktimë e paidentifikuar ka dëshmuar përpara policisë se Brown hapi zjarr ndaj tij pas sherrit fizik, çka ka çuar në lëshimin e urdhrit të arrestit.

Urdhri përfshin një garanci prej 10 mijë dollarësh, ndërsa nëse Antonio Brown dorëzohet, ai do të qëndrojë në arrest shtëpie deri në përfundim të procesit gjyqësor.

Për momentin, përfaqësuesit e ish-sportistit nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar mbi situatën.