Influencerja e njohur në rrjetet sociale si SlaybyJess, ka ndarë disa këshilla të dobishme për aplikimin e bazës apo fondatinës. Ajo ka qindra mijëra ndjekës në Instagram ku ndanë këshilla tejet efikase edhe për fillestare e po ashtu për ato që duan të perfeksionojnë make-upin e tyre. Së fundmi ajo tregoi se cili është sekreti për vendosjen e fondatinës, ku sekreti sipas saj qëndron edhe tek lloji i brushës.
View this post on Instagram
Influencerja pohon se për aplikimin e bazës ju nevojitet një brushë e trashë, që mund të jetë rrumbullake ose këndore. Mos e vendosni produktin direkt në brushë por fillimisht në pjesën e pasme të pëllëmbës. Përzini fondatinën në dorë, më pas vendoseni në fytyrë me vendosmëri.
Sa herë që e prekni fytyrën, shtresa e fondatinës mbetet në gishtat tuaj? Nëse po, gjëja themelore ndaj së cilës duhet pasur kujdes është zgjedhja e fondatinës e cila i përshtatet tipit të lëkurës suaj. Personave të cilët kanë lëkurë të yndyrshme u rekomandohet përdorimi i fondatinës pluhur dhe pa vaj në mënyrë që të arrihet më mirë dukja e lëkurës së fytyrës.
Për lëkurë të thatë nevojitet fondatina e lëngët apo kremi BB 2. Mos përdorni primer në vend të kremit hidratues. Fytyra duhet të pastrohet mirë dhe pastaj të vendoset një shtresë e hollë e kremit ditor i cili i përshtatet tipit të lëkurës suaj. Zgjedhja e kremit të përshtatshëm është faktor i rëndësishëm i cili do t’i mundësojë fondatinës ngjitje më të mirë për lëkure. Kur lëkura ta ketë përftuar përmbajtjen e kremit, mund të vazhdoni me vendosjen e pudrës suaj.