Rajoni

Apostolova: Kosova është vonuar në zbatimin e reformave evropiane!

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Natalyia Apostolova, tha se Kosova është vonuar në zbatimin e reformave të axhendës evropiane. Në komentet që Apostolova bëri në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ajo kërkoi nga kjo e fundit që të përfundojnë reformat deri në muajin shtator. Ajo tha se Kosova duhet të përqendrohet më shumë në fusha të caktuara siç është përmirësimi i kushteve të të bërit biznes.