Showbiz

Arnold Schwarzenegger do të vizitojë Shqipërinë në 2019-ën?!

Aktori i famshëm hollivudian Arnold Schwarzenegger është i mirënjohur në vendin tonë për filmat aksion si “Commando”, “Predator” apo “The Terminator”.

Të gjithë do të donin që ai të vizitonte Shqipërinë dhe këtë gjë e ka premtuar Holta Pilz, bodybulid-erja shqiptare. Në një intervistë ekskluzive për “In Tv” ajo u shpreh se do të sjellë aktorin në vendin tonë.

“Unë do të sjell Arnoldin në Shqipëri dhe për këtë kam komunikuar edhe me Bashkinë e Ministrinë” ,-tha ajo gjatë intervistës.

Sipas kampiones, 71-vjeçari do të vizitojë Shqipërinë në 2019-ën pasi momentalisht është i angazhuar me zgjedhjet për Guvernator në Teksas.