Sport

Arratiset katërshja e parë, mbijetesa rrezikon dhe vendin e pestë.

Janë luajtur katër ndeshje të vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Egnatia, Laçi, Dinamo dhe Bylisi korrën fitore, respektivisht ndaj Elbasanit, Skënderbeut, Teutës dhe Vllaznisë.

Vetëm sfida e nesërme mes Partizanit dhe Tiranës ka mbetur për t’u luajtur në këtë javë. Çfarë bie në sy te renditja aktuale është arratisja e katër vendeve të para.

Partizani, Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo janë të shkëputur nga Elbasani i vendit të pestë. Ndërkohë nga verdheblutë dhe deri te Bylisi i vendit të fundit diferenca është 5 pikë.

Elbasani nga Laçi i zonës së “play-out” ndodhet 3 pikë larg, që tregon për garën aktuale në fundin e tabelës.

E PREMTE

Bylis – Vllaznia 1-0

E SHTUNE

Egnatia – Elbasani 3-1

Laçi – Skënderbeu 1-0

Dinamo – Teuta 2-0

E DIEL

Tirana – Partizani 19:00

Renditja: