Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi reagoi pas vendimit të Gjykatës Për Krimet e Rënda e cila vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie, për Ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në një status në FB, Kryemadhi thotë se drejtësia vdiq, ndërsa vendin ia ka lënë përballjes së bandave dhe grupimeve në PS. Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij, shkruan kryetarja e LSI-së.