Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës Për Krimet e Rënda e cila vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie, për Ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. “Vendimi i sotëm për Saimir Tahirin nuk komentohet, thjesht respektohet si një e drejtë e organeve të drejtësisë, të cilat i detyrohen vendit e botës një proces të pavarur, transparent e me integritet të plotë kushtetues e profesional, duke garantuar drejtësi jashtë çdo influence politike, mediatike a diplomatike” shkruan Rama në FB.