Arrihet marrëveshja mes dy kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit. Kryeministri maqedonas tha se emri i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Pas një telefonate të dyte mes kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, mediat greke shkruajnë se kanë arritur në një dakordësi. Kryeministri grek shprehet se marrëveshja konsiston në ndryshime në kushtetutën e vendit fqinj por ruhet trashëgimia kulturore e Maqedonisë së lashtë.