Një grua që jeton në një nga fshatrat më të largëta të botës duhet të marrë sendet ushqimore me aeroplan çdo dy muaj. Salina Alsworth, 27 vjeçe, ka jetuar në Port Alsworth, Alaska, SHBA, gjatë gjithë jetës së saj pasi stërgjyshërit e saj, Babe dhe Mary Alsworth, u transferuan atje në vitet e 40-ta. Burri i Salinës, Jared Richardson, ishte një nga turistët e shumtë që vizituan fshatin. Dyshja u takuan ndërsa Jared ishte duke punuar në resortin ku ai u zhvendos në vitin 2022 nga Detroit, Michigan, SHBA. Salina tha se Jared është përshtatur mirë në jetën e fshatit, pavarësisht se merr dërgesa ushqimore çdo dy muaj dhe duhet të fluturojë 200 milje deri në qytetin më të afërt.

Aktualisht në fshat jetojnë 180 njerëz, pa bare, teatro, dyqane apo restorante. Salina tha:
Jared dhe unë jemi tani disa vite në martesë dhe është e mrekullueshme. Ishte padyshim një sfidë në fillim, por na rriti në një mënyrë të shkëlqyer. Ai jeton në fshat që nga viti 2022. Ishte kënaqësi të ndajë me të jetën tonë në fshat. Të qenit në distancë nuk ishte krejtësisht e re për të, por ngasja me kamionin e tij nuk është diçka që ai mund ta bëjë këtu përkundrazi, ne ecim me katër rrota.
Banorët mbështeten në qytetin më të afërt, Anchorage, për furnizime të cilat mund të jenë një sfidë për t’u arritur në varësi të kushteve të motit.
“Bora dhe mjegulla janë një faktor i madh, këtu nuk ka spitale. Ne kemi një klinikë të vogël e cila bën gjëra themelore, por nëse keni një fëmijë ose keni nevojë për operacion, duhet të shkoni atje me aeroplan. I vetmi dyqan që kemi është dyqani ynë i vogël i dhuratave në resortin e familjes sime. Nuk ka teatro, bare apo restorante. Ne kemi dy kafene, por ato janë të vetmet në qytet. Dimri është një kohë shumë sfiduese, me ne që jemi kaq të largët dhe gjithçka që vjen nga aeroplanët, stuhitë e borës dhe mjegulla janë një problem real për ne”-shtoi ajo.
Sarah tha se ka dërgesa ushqimore çdo dy muaj në fshat dhe nëse ka nevojë për diçka më shpejt, duhet të udhëtohet me aeroplan për në qytetin më të afërt, Anchorage.