Aktualitet

Artistët në Komisionin e Mediave, maxhoranca mungon

Një përfaqësi e komunitetit të artistëve deklaruan në Komisionin e Medias se i dërguan një letër Presidentit dhe Kryetarit të Kuvendit duke kërkuar që të anulohet vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ata paralajmërojnë se nëse deri më 15 Qershor nuk do të kthehet përgjigje, do të uzurpojnë godinën e Teatrit Kombëtar. Në seancën e sotme, artistët theksuan se “Projektligji është propozuar pa marrë në konsideratë opinionin e tyre”.