Aktualitet

Artistët nisin protestën para Teatrit Kombëtar

Ashtu siç kishin paralajmëruar prej disa ditësh, artistët u grumbulluan sot në mbrëmje në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Në orën 19:00 në zonën para teatrit u ngrit një miniskenë, që artistët e pagëzuan me emrin “Kuvendi”. Ideja e tyre e protestës është konceptuar pikërisht si një Kuvend, ku çdokush mund të flasë dhe të japë mendimin e vet se përse duhet mbrojtur teatri.