Gossip Showbiz

Asnjëra nga Jennifer-at! Kush qenka aktorja e njohur që Ben Affleck ka ndjenja prej më shumë se dy dekada?

Pas divorci zyrtar të Ben Affleck dhe Jennifer Lopez, të dy janë kthyer në “tregun e beqarëve”, dhe spekulimet për jetën e tyre romantike janë intensifikuar.

Ndërsa Lopez thuhet se ka nisur një romancë me aktorin Kevin Costner, Ben Affleck është parë tek ish-gruaja e tij, Jennifer Garner.

Sipas “El Periodico”, disa burime në Hollywood pohojnë se Ben Affleck mund të përpiqet të rikthehet në marrëdhënie me Jessica Alba, pas divorcit të saj nga Cash Warren pas 16 vitesh martesë. Një mikeshë e aktores është shprehur:

Ben ka pasur një interes të gjatë për Jessica-n, që prej dy dekadash… kur ata kalojnë kohë së bashku, kimia është e dukshme. Tani që të dy janë beqarë dhe fëmijët e tyre janë rritur, duket se është momenti i duhur që marrëdhënia e tyre të zhvillohet

Divorci i Ben Affleck dhe Lopez ndodhi më shumë se gjashtë muaj më parë, dhe që atëherë, aktori është lidhur edhe me Kick Kennedy, vajzën e Robert F. Kennedy Jr, ndonëse ky informacion është mohuar.

Për më tepër, ndihma që Jennifer Garner ka ofruar për Ben pas ndarjes së tyre ka shkaktuar disa tensione në marrëdhënien e saj me partnerin aktual, biznesmenin John Miller.

Garner ka përpiquar gjithmonë të ruajë një marrëdhënie të ngushtë me ish-bashkëshortin për hir të fëmijëve të tyre, duke përfshirë mbështetje emocionale në periudha të vështira, përfshirë lidhjen e komplikuar të tij me Jennifer Lopez, si dhe duke u përfshirë në situata emergjente, si zjarret në Los Angeles.