Jennifer Lopez ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë qëndrimit të saj në Kanë, ku u shfaq me një nga paraqitjet më të guximshme të muajve të fundit.
Ylli i muzikës dhe kinemasë, 56 vjeçe, publikoi në Instagram disa fotografi ku pozon me një mini-fustan argjendi me prerje të theksuara, që nxirrte në pah linjat e saj trupore. Pamjen e kompletoi me geta rrjetë, çizme të gjata deri mbi gju dhe flokë të stiluar me onde të lirshme.
“Tout va bien” (“Gjithçka është në rregull”), shkroi Lopez krahas fotografive të realizuara në hotelin e saj në Rivierën Franceze, pak para një daljeje publike.
Gjatë vizitës në Kanë, këngëtarja u shfaq edhe me një fustan të verdhë elegant deri në tokë, ndërsa më pas udhëtoi drejt Parisit, ku iu bashkua në skenë DJ-së së famshëm, David Guetta.
Paraqitjet e saj vijnë vetëm pak ditë pasi Jennifer foli hapur për jetën personale në podcastin “Films To Be Buried With”, të moderuar nga kolegu i saj në filmin Office Romance, Brett Goldstein.
Gjatë intervistës, Lopez pranoi se ka qenë gjithmonë e tërhequr nga historitë e dashurisë intensive dhe të ndërlikuara. Duke folur për filmin “True Romance”, ajo tha me humor se do të kishte kryer marrëdhënie me pothuajse çdo personazh të filmit, duke shtuar se kjo tregon edhe “anën e errët” të personalitetit të saj.
Aktorja dhe këngëtarja foli gjithashtu për periudhën e vështirë që kaloi gjatë divorcit nga Ben Affleck. Ajo kujtoi një moment emocional me babanë e saj, i cili e ndihmoi të përballonte dhimbjen.
Sipas Lopez, ndërsa po shikonte filmin brazilian I’m Still Here me familjen e saj, u pushtua nga emocionet dhe nisi të qante. Në atë moment, babai i saj iu afrua dhe i tha: “Të dua. Të kam dashur gjithmonë”.
Ky moment ndryshoi diçka brenda meje. Më ndihmoi të shëroja një pjesë të vetes dhe të ecja përpara
-rrëfeu ajo.
Në një tjetër intervistë të fundit, Lopez la të kuptohej se nuk e ka humbur besimin te dashuria, pavarësisht ndarjes nga Affleck.
Dashuria ime më e madhe është ende përpara meje. Njëqind për qind. Pa asnjë dyshim
-deklaroi ajo.
Jennifer dhe Ben Affleck u martuan në vitin 2022, por aktorja paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2024, pikërisht në përvjetorin e dytë të martesës së tyre. Sot, ylli duket e përqendruar te projektet e reja profesionale dhe te një kapitull i ri në jetën e saj personale.