Celebrities Gossip Showbiz

Jennifer Garner flet për divorcin nga Ben Affleck: “Kur arrin mesin e jetës, ke…”

Aktorja e njohur Jennifer Garner ka reflektuar mbi sfidat e jetës së saj personale dhe profesionale, më shumë se një dekadë pasi u nda nga ish-bashkëshorti i saj, Ben Affleck.

54-vjeçarja, e cila aktualisht po promovon serialin e saj të ri televiziv “The Five Star Weekend”, pranoi se përvojat e vështira të viteve të fundit e kanë bërë të lidhet edhe më shumë me personazhin që interpreton.

Kur arrin në mesin e jetës, ke kaluar shumë gjëra të vështira

-u shpreh ajo për revistën Emmy, duke shtuar se personazhet e serialit përballen me humbje, dhimbje dhe sfida emocionale që shumë njerëz mund t’i kuptojnë.

Në serial, Garner interpreton Hollis Shaw, një grua që përpiqet të përballojë vdekjen e papritur të bashkëshortit të saj. Për të kapërcyer dhimbjen, ajo fton miqtë më të afërt në shtëpinë e saj verore për disa ditë reflektimi dhe mbështetje.

Aktorja tregoi se u ndje menjëherë e lidhur me rolin.

Kur lexova skenarin pilot, mendova se do të isha shumë e zhgënjyer nëse këtë rol do ta luante dikush tjetër

-tha ajo.

Seriali sjell gjithashtu në role kryesore Chloë Sevigny, Regina Hall, Gemma Chan dhe D’Arcy Carden.

Komentet e Garner vijnë pas reflektimeve të saj të mëparshme mbi ndarjen nga Affleck, me të cilin ka tre fëmijë: Violet, Finn dhe Samuel. Çifti u nda në vitin 2015 dhe finalizoi divorcin në vitin 2018.

Në një intervistë të mëhershme, aktorja e përshkroi atë periudhë si një “tronditje familjare”, duke treguar se për një kohë të gjatë i dha përparësi rritjes së fëmijëve dhe stabilitetit të familjes mbi karrierën e saj.

Kur fëmijët e mi ishin të vegjël, punoja shumë pak. Pastaj familja jonë kaloi një periudhë të vështirë dhe për shumë vite pothuajse nuk punova fare

-tha ajo.

Tani që fëmijët janë rritur, Garner thotë se është rikthyer me më shumë energji te aktrimi dhe po shijon mundësinë për t’iu përkushtuar sërish profesionit që dashuron.

Jam shumë mirënjohëse që e kam rikthyer këtë pjesë të jetës sime. Kjo punë kërkon kohë dhe përkushtim, por më sjell gëzim të madh

-u shpreh ajo.

Aktorja shtoi se nuk ndihet më fajtore kur angazhohet në projekte të reja.

Puna e palodhur është pjesë e jetës. Edhe gabimet, rrëzimet dhe ngritjet janë pjesë e saj. Ka vend për të gjitha

-përfundoi Garner.