Rajoni

Athina kundër Han-it

Athina zyrtare reagoi ashpër ndaj një deklarate të Johannes Hahn-it se “Marrëveshja për emrin e Maqedonisë do të arrihet brenda dy javësh”. Ministria Greke e Punëve të Jashtme fton Eurokomisionerin e Zgjerimit, të mos vazhdojë dhënien e pamjeve të gabuara mbi negociatat, për të cilët shprehet se “Hahn nuk i kupton”. “Më e pakta që mund të bëjë, është të ndalojë minimin e tyre”, – thuhet në një deklaratë të Athinës.