Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e lotit të parë të by-pass-it të Tepelenës. Projekti përfshin lidhjen e dy segmenteve rrugore, Levan-Tepelenë e Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, si pjesë e korridorit Veri-Jug. Fondi nga buxheti i shtetit, caktuar për kryerjen e punimeve është 18.9 milionë euro. Kohëzgjatja e punimeve do të jetë 22 muaj pas nënshkrimit të kontratës, ku llogaritet që segmenti të jetë i përfunduar në qershor të vitit 2020.