Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës, Gjiknuri: Në fund të qershorit do të jetë gati

Ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri, deklaroi sot se do të punohet çdo ditë 24 orë për ristrukturimin e autostradës Tiranë-Durrës. Nga vendi ku nisën punimet, Gjiknuri garantoi qytetarët se rruga do të jetë gati dhe pa probleme në fund të muajit qershor, ndërsa paralajmëroi se do të ketë ndërhyrje në të gjitha rrugët kryesore në vend.