Aktualitet

Autostrada Tiranë-Durrës hapet për fundjavë

Pas disa ditësh kaosi dhe trafiku të rënduar për shkak të punimeve për riparimin e saj, këtë fundjavë autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e hapur. Edhe pse nuk kanë përfunduar riparimet në të gjithë gjatësinë e saj, Autoriteti Rrugor Shqiptar pezulloi punimet për të minimizuar fluksin që pritet në fundjavë. Kjo edhe për shkak të frekuentimit të bregdetit të Durrësit dhe Gjirit të Lalëzit.