Celebrities Gossip Showbiz

Banori i “Big Brother Vip Albania” zbulon se ka dy vajza, një të adoptuar?

Në një bisedë me Gerta Gixharin, Bernardi, banori më i ri i edicionit të katërt të “Big Brother Vip Albania”, ka zbuluar detaje të papritura rreth jetës së tij private. Ai ka treguar se ka dy vajza; vajzën e madhe, e cila është e birësuar, dhe vajzën e dytë, e cila është vajza e tij biologjike.

Në bisedën e zhvilluar, Gerta e pyeti Bernardin për numrin e fëmijëve, dhe ai përgjigjet duke thënë se ka dy vajza, njëra 30 vjeçe dhe tjetra 23 vjeçe. Ai shtoi se vajza e madhe nuk është e tij biologjike, por e birësuar nga ai dhe ish-gruaja e tij.

Banori shpjegoi se e kishte njohur vajzën kur ajo ishte vetëm 3 vjeç e gjysmë dhe se pas një viti kishin marrë vendimin për ta birësuar, pasi kishin dashur që lidhja e tyre të kishte një bazë ligjore.

Gjithashtu ka zbuluar detajin se vajza e tij e madhe ka lindur në Angli.

Bernardi ka ndarë edhe detaje personale nga martesa e tij, duke përmendur se ka qenë shumë i ri kur është martuar dhe se historia e tij me vajzën e tij të madhe ka pasur një ndikim të thellë emocional në jetën e tij.