Aktualitet Sport

Barcelona përmbys 1-4 Real Madridin në finalen e Superkupës së Spanjës! Mbyllet pjesa e parë

Real Madrid dhe Barcelona po përballen këtë mbrëmje me fillim nga ora 20:00, në Jeddah, Arabia Saudite . Mbappe zhbllokoi finalen e Superkupës së Spanjës pas pesë minutave për madrilenët, teksa përmbysën Yamal, Lewandowski, Raphinha dhe Balde për Barçën brenda pjesës së parë.

 Real Madrid 1-4 Barcelona (Mbappe 5′ / Yamal 22′, Lewandowski 36′, Raphinha 39′, Balde 45+10)

Ndryshe nga ‘Klasiket’ e tjera mes tyre, këtë herë në lojë është një trofe.

Dy skuadrat do diskutojnë Superkupën e Spanjës, turne që u mbajt në Arabinë Saudite. Katalanasit eliminuan Athletic Bilbaon, ndërsa madrilenët larguan Mallorcan në gjysmëfinale.

Tanimë janë zbardhur edhe formacionet zyrtare të ndeshjes finale, me Hansi Flick te Barça që ka gati Dani Olmon dhe Pau Victor, megjithatë në stol. Katalanasit luajnë me polakun Szczesny në portë. Nga ana tjetër Ancelotti hedh më të mirët në fushë dhe ndeshja premton spektakël.

Vlen të theksohet se përballja e fundit mes tyre u zhvillua në 26 tetor 2024 dhe Barcelona fitoi 0-4 duke tronditur “Bernabeun”.