Aktualitet

Bardhi: Të thirreshin të parët Xhafajt e Rama, jo ne që denoncuam

Këshilltari ligjor në PD, Gazmend Bardhi foli sot jashtë ambienteve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas dëshmisë që dha bashkë me deputetin Ervin Salianji mbi audio-përgjimin ku implikohet Agron Xhafaj. Bardhi kërkoi që Prokuroria të fusë hetimet në drejtimin e duhur dhe se ai bashkë me Salianjin ka deklaruar për gjithçka që janë pyetur nga Prokuroria, rreth fakteve të bëra publike. Sipas tij “Prokuroria duhej të sekuestronte ekspertizën, pasi kjo ndihmon hetimet”: “Nuk është marrë ministri i Brendshëm që lehtëson veprimtarinë e vëllait, po ne që denoncojmë. Nuk është marrë akoma në pyetje kryeministri se gjoja zëri në materialin audio nuk është i Agron Xhafaj dhe nuk ju bën me dije aktin e ekspertimit. Prokuroria duhet të kishte sekuestruar. Thirrja ime publike ndaj prokurorisë është ti fusë hetimet në drejtimin e duhur që i ngarkon ligji, dhe drejtimi i duhur është të ndëshkohet në mënyrë spektakolare individë të përfshirë në krimin e organizuar dhe që bëjnë trafik droge. Rasti është publik bëhet fjalë për vëllain e ministrit të brendshëm”.  Ishte Këshilltari Ligjor i PD-së, Gazmend Bardhi.