Aktualitet

Bashkia Has shpall ‘Qytetar Nderi’ Gafur Mazrekun

Me 13 vota pro dhe 1 abstenim, Këshilli Bashkiak i Hasit shpalli Gafurr Mazrekun “Qytetar Nderi”, me motivacionin “Personalitet Intelektual, për kontributin e pashoq ne Pushtetin Vendor”. Vendimi u kundërshtua nga këshilltarët e djathtë, të cilët braktisën mbledhjen në shenjë proteste. Gafurr Mazreku ishte deputet i PS-së kur në shtator të ‘97-ës u konfliktua në Kuvend me kolegun demokrat, Azem Hajdari, të cilin e plagosi me armë zjarri. Gjykata e dënoi me 12 vjet burg, por përfitoi nga amnistia në 2001-shin. Më pas u zgjodh në krye të socialistëve të Hasit, ndërsa në 2005-ën ndërroi jetë nga një infarkt.