Sport

Bavarezët kalojnë në 1/8 e Champions, por rrezikojnë me Celtic!

Mision i përmbushur. Bajern Mynih kualifikohet në 1/8 e Champions League, duke iu bashkuar emrave të tjerë të mëdhenj në fazën tjetër të turneut të rëndësishëm të futbollit europian për klube.
Kjo është arsyeja e vetme që bavarezët mund të festojnë. Për të tjerat, paraqitjen dhe rezultatin Vincent Kompany dhe të besuarit e tij duhet të përballen me kritikat.

Në fakt, kryesuesit e Bundesligës luajtën me zjarrin në sfidën e kthimit në play off e Champions kundër Celtic.

Pas fitores 2-1 në Gllasgou, Bayern barazoi 1-1 në “Allianz Arena” duke rrezikuar të çnte ndeshjen në shtesë, pse jo edhe një eliminim të bujshëm.

Ashtu siç pritej, bavarezët dominuan me mbajtjen e topit dhe raste për shënim, por pa Harry Kane dështuan në finalizim, duke lënë të pandryshuar rezultatin në pjesën e parë.
Pas pushimit erdhi surpriza e madhe.

Në minutën e 63-të, Kuhn ndali topin në rrjetë për epërsinë e Celtic. Shpresat e skocezëve qëndruan gjallë deri në fundin e kohës së rregullt, por u shuan vetëm në minutën e katërt shtesë.
Alfonso Devis barazoi rezultatin dhe çliroi nga ankthi bavarezët, që sigurojnë biletën për në 1/8 e Champions League.

Kështu, Bajern ruan statusin e fillim sezonit mes favoritëve, por për trofeun më të lakmuar të futbollit europian, e sigurt është që Kompani dhe skuadra e tij duhet të shfaqen ndryshe nga sa kanë bërë deri më tani.