Gary Heseltine zv/president i Koalicionit të ri Ndërkombëtar për Jashtëtokësorët i përbërë nga kërkues dhe shkencëtare prej 27 vendesh të ndryshme të globit, tha për ‘The Sun” se videot e fundit që tregojnë episode të marinës amerikane me UFO-t dhe hetimi i nisur nga Pentagoni, e ndryshojnë lojën krejtësisht.
Ish hetuesi veteran i jashtëtokësorëve befasoi me deklaratën e tij.
UFO-t janë parë shpeshherë duke dalë nga uji. Kjo na bën të dyshojmë se bazat e alienëve mund të jenë në fundin e oqeaneve tona, -u shpreh ai. Mund të duket cmenduri, por po te mendosh se ne oqeanet i njohim vetën në masën 5% dhe më shumë njohim sipërfaqen e Hënës, atëherë po, ka kuptim, -shtoi eksperti.
Pak ditë më parë, të paktën 14 objekte të shkëlqyeshme fluturuese me diametër 1.82 metra u diktuan nga radarët e aeroplanmbajtëses amerikane Omaha.
Gjithshka u dokumentua në një video të siguruar nga Jeremy Corbell, studiues i fenomeve jashtëtokësore, i cili pati hedhur disa kohë më parë në internet filmime të disa objekteve në formë piramidale apo edhe atë të UFO-s që zhuket në oqean.
Corbell tha se raporti që po shqyrtohet nga Task Forca përgjegjëse për UFO-t, Uaptf, tregon se objektet sferike ishin në gjendje të zhyteshin, por nuk ka pasur më asnjë gjurmë prej tyre dhe nuk u panë dot pas zhytjes në ujë.