Gossip Showbiz Sport

Belgjika u eliminua nga “Euro 2020” por kjo nuk e ndal portierin belg t’i fal vetes disa ditë të mira relaksi, gjejeni me kë?!

Portieri belg, Thibaut Coutois pas eliminimit nga “Euro 2020” të skuadrës së tij në çerekfinale nga Italia duket se ka gjetur pak rekaks për veten dhe të dashurën e tij të re. Thibaut u fotografua në një jaht me modelen Mishel Gerzig.

29-vjeçari është vënë në fokus të mediave spanjolle muajve të fundit për lidhjen e tij me modelen izraelite 23-vjeçare. Dyshja u panë në bordin e një jahti së bashku në Ibiza, duke marrë rreze dielli e duke i dhuruar njëri-tjetrit puthje romantike.

Ish-portieri i Chelsea-t do të kthehet së shpejti në stërvitjen para-sezonale me sezonin e ri të LaLiga që fillon në fundjavën e 14/15 gushtit. Në fillim të Kampionatit Evropian, ai nuk kishte qenë shumë i hapur për jetën e tij private dhe lidhjen me modelen izraelite.

Courtois konfirmoi në emisionin belg “Deviltime” se ai ka një të dashur të re por nuk dha shumë detaje. Në fillim të këtij viti, Courtois ishte i lidhur me modelen spanjolle Mayka Rivera por ajo i mohoi thashethemet.

Courtois ka dy fëmijë me Marta Dominguez por dyshja u ndanë ndërsa ai ishte në Chelsea. Ishte raportuar gjithashtu në vitin 2019 që portieri belg kishte filluar të takohej me prezantuesen televizive Alba Carrillo. Ai gjithashtu pretendohet se ka një fëmijë të fshehtë jashtëmartesor me një fqinje, ngjarje e cila thuhet gjithashtu të ketë ndodhur në vitin 2019.