Aktualitet

“Belind Këlliçi theu heshtjen zgjedhore, merrni masa!”/ Partia Socialiste paraqet ankesë në KQZ për shkelje të Kodit Zgjedhor!

Partia Socialiste ka denoncuar kandidatin e ‘BF’, Belind Këlliçin pasi ka shkelur nenin 77 të Kodit Zgjedhor.

Në deklaratën për shtyp, të bërë drejtpërdrejtë gjate ditës së sotme, datë 14 maj 2023, rreth orës 15:30, konstatojmë se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet vendore z. Belind Kelliçi ka shkelur nenin 77 te Kodit Zgjedhor duke lidhur apelin për pjesëmarrje ne votim me premtimet elektorale të bëra edhe gjate fushatës. Nisur nga sa më sipër, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt zgjedhor në përputhje me standardet e legjslacionit ne fuqi, lutemi të merren masat në zbatim te nenit 174 te Kodit Zgjedhor për të dënuar këtë shkelje dhe për te garantuar mospërsëritjen e saj në vijim.

Deklarata e Këlliçit:
Nëse doni që pas 14 majit autobusin ta keni pa pagesë, nënkalimi te sheshi “Skënderbej” të bëhet realitet, nëse doni taksa më të ulëta për biznesin tuaj të vogël e të mesëm, nëse doni oazet e gjelbërta, nëse doni një Tiranë ndryshe, dilni dhe votoni, merrni pjesë masivisht në votim.
Për këtë arsye, PS ka denoncuar pasi në ditën e votimit thirrjet nga forcat politike, apo kandidatët e tyre duhet të jenë thjesht për ndërgjegjësimin e zgjedhësve për të votuar nuk duhet lidhur me premtimet elektorale gjatë fushatës.