Rajoni

Beogradi kërcënon Haradinajn: Të pret arrestimi nëse shkon në Serbi!

Beogradi kërcënon Kryeministrin e Kosovës se e pret arrestimi nëse shkon në Serbi. Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç, tha se “Gjykatat serbe e kërkojnë për krime të rënda dhe asnjë protokoll nuk mund ta mbrojë Ramush Haradinajn”. Javën e kaluar, Haradinaj u ftua të marrë pjesë në manifestimin tradicional “Takimet e Vendlindjes 2018” në Medvegjë.