4 të rinj ranë në pranga në Berat, gjatë operacionit të koduar “Çelepiasi”. Të arrestuarit nga Kuçova dhe Berati shpërndanin heroinë e prej një muaji ishin nën vëzhgimin e Policisë, duke u kapur më pas në flagrancë. Gjatë kontrollit në shtëpi, iu gjetën 17 doza heroinë me peshë 3.5 gramë, fara hashashi e një armë gjahu e vjedhur.