Lajmet e fundit

Berat, kapet me dy doza heroinë, arrestohet 43-vjeçari

Policia e Beratit arrestoi një 43-vjeçar, i kapur me dy doza heroinë. Shtetasi Ilir Leka u prangos në flagrancë. Droga iu gjet gjatë një kontrolli fizik në automjetin e tij. Tashmë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.