Numri i emigrantëve nga Lindja e mesme që kalojnë nëpër Shqipëri sa vjen e rritet. Policia ndaloi sot në Bilisht 20 emigrantë të paligjshëm. Emigrantët, të ndarë në dy grupe, u ndaluan në afërsi të Doganës së Kapshticës dhe qytetit të Bilishtit. Ata u dërguan në qendrën pritëse në Babrru për të plotësuar dokumentacionin dhe për t’u kthyer sërish në vendet e origjinës.