Aktualitet

Bllokohet rruga e Valbonës, protestë e banorëve kundër HEC-eve

Banorët e zonës së Dragobisë në Tropojë bllokuan rrugën kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Grykëderdhjen e Valbonës. Në shenjë solidariteti, thuajse të gjitha njësitë tregtare në Valbonë iu bashkuan thirrjes për protestë dhe mbyllën aktivitetin. Protestuesit thanë se bllokimi i rrugës është vetëm hapi i parë. Protesta pritet të intensifikohet më tej, deri në moslejimin nga firma të shfrytëzimit të Valbonës dhe ngritjes së disa hidrocentraleve përgjatë të gjithë gjatësisë së lumit.