Aktualitet

Bosnjë, bllokohen autobusët me 270 emigrantë

Disa autobusë me rreth 270 emigrantë kryesisht nga vendet që janë në gjendje lufte, Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika, përfshirë këtu edhe fëmijë u ndaluan në Bosnje -Hercegovinë. Autobusët u kthyen në rrethin e Sarajevës dhe mbetën të bllokuar në një rrugë malore. Mediat lokale raportuan se 18 fëmijë janë në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ministri i brendshëm, Dragan Mektiç tha se ndalimi i autobusëve është i paligjshëm duke e quajtur  një “grusht shteti”.